Thursday, March 28, 2024
HomeSportVllaznia – Kukesi ne barazim

Vllaznia – Kukesi ne barazim

-

Vllaznia e ka iauguruar pa gola stadiumin “Loro Borici”. Ne ndeshjen e pare te sezonit 2016-17, shkodranet luajten perballe Kukesit por pa arritur te fitojne duke u ndare ne barazim 0 me 0. Ne kete moment lumturie per futbollistet por edhe tifozerine, kishte edhe vend per lamtumira. Topi I pare u godit nga Elvin Beqiri I cili I dha fund futbollit te luajtur duke kurorezuar nje karriere spektakolare me Vllaznine dhe kombetaren Shqiptare ndersa me heret u mbaj 1 minut heshtje ne nder të ish-futbollisteve shkodrane të ndarë nga jeta. Qe ne minuten e 7te Kukesi pati nje mundesi te arte me Pejic I cili balle per balle me Agovic nuk arriti te shenonte. 8 minuta me vone vijoi serish dueli mes dy futbolliste ku eshte portieri I kuqebluve qe I mohon per te dyten here golin. Vllaznia u përpoq të merrte kontrollin e ndeshjes dhe goditi rrezikshëm në të 33-tën me Yll Hoxhën por Kolici ishte gati. Në pjesën e dytë, Pejic ishte sërish më i rrezikshmi për Kukësin teksa goditi mirë në të 48-tën por Agovic dhe njëherë e kishte gati përgjigjen. 4 minuta më pas, Shtubina ju afrua golit për Vllazninë, por shënjestra e tij nuk ishte e duhura.. Ne minuten e 77 Cicmil nga goditja e kendit nuk ka fat ne goditjen e tij ndersa 3 minuta me vone, kuqeblute mund te shenonin serish. Ne minutat e fundit ndodh ajo qe nuk pritej kur “Loro Borici” zhytet ne erresire. Per rreth 6 minuta loja pezullohet per shkak se mungonte ndricimi nga ku u deshmua se punetoret dhe stafi I bashkise nuk eshte ende ne gjendje per te menaxhuar nje stadium te tille. Me ardhjen e energjise elektrike dy skuadrat kthehen per te luajtur por me kot pasi gjithcka perfundon ne barazim.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts