1 javë pas ceremonisë madhështore në sheshin e “Shën Pjetrit” në Vatikan, ku papa Françesku e shpalli shenjt Nene Terezën, kisha katolike shqiptare i kushtoi një meshë falenderimi kësaj ngjarje të shënuar për mbarë botën. Nga katedralja e Vau Dejësit që mban emrin e shenjtores, ipeshkvinjtë shqiptarë të udhëhequr nga kreu i konferencës imzot Angelo Massafra dhe nunci apostolik Ramiro Molinar Ingles kremtuan meshen e shenjtë. Ceremonisë përveç besimtarëve të shumtë, ju bashkua presidenti i Republikes Bujar Nishani, autoritete lokale e fetare. Ipeshkvi Massafra kërkoi nga besimtarët dhe të zgjedhurit politik që nën shembullin dhe mësimet e Nënë Terezës të ecim në jetën tonë, e jo të krenohemi me fjale pa bërë asgjë.
Nënë Tereza përfaqëson dhuratën më të paçmuar që kombi shqiptar i ka bërë njerëzimit, tha në fjalën përshendetëse presidenti Nishani, i cili ndau emocionet e pranisë edhe ne meshën e shenjtërimit.
Besimtarët e pranishëm i pershendeti në mbyllje të mandatit të tij 8 vjeçar si nunc apostolik në Shqipëri, edhe imzot Ramiro Molinar Ingles që vlerësoi lart jetën dhe veprën e Nenë Terezës. Gjithashtu një përshendetje bëri edhe kryebashkiaku i Vau Dejësit Zef Hila. Pas meshës së shenjtë, të pranishmit ndoqen edhe një koncert artistik kushtuar Nënë Terezës, si dhuratë e pushtetit vendor.