Sunday, December 4, 2022
HomeKronikaPult & Shllak, asgjesohen 9899 rrenje kanabis

Pult & Shllak, asgjesohen 9899 rrenje kanabis

-

Një tjetër operacion policor u finalizua nga blutë e Shkodres i koduar “Reëind”. Ashtu siç ishte bërë publike më herët, kontrollet e policisë u përqëndruan në njësinë administrative të Pultit në Shkoder dhe atë të Shllakut në Vau Dejës. Në total u gjetën dhe sekuestruan 68 parcela me 9899 bimë narkotike, të dyshuar e llojit kanabis sativa. Vetëm në Pult u gjeten 43 parcela me 7932 bimë, ndërsa në Shllak 25 parcela me 1967 bimë të gjitha të mbjella në tokë publike në një terren të thyer malor. Bimët sipas raportit policor varionin deri në gjatësinë 2 metra dhe ishin thuajse të gatshme për korrje. Edhe këtë herë operacioni policor siç po ndodh thuajse në pjesën më të madhe të tyre, nuk arriti të bjerë në gjurmët e kultivuesve, duke vijuar hetimet intensive për identifikimin dhe kapjen e tyre. Materialet proçeduriale i’u referuan Prokurorisë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Në një tjetër operacion në Malësi të Madhe u asgjesuan 189 rrënjë dhe u arrestua 52 vjeçari Lugj Macoraj. Sipas policisë ai kishte mbjellë bimët në afërsi të banesës në fshatin Bzhetë. Por ndërsa aksionet vijojnë në terren, prokuroria për krime të rënda ka zgjeruar grupin hetimor për dosjen voluminoze të Shërbimit Informtiv Shtetëror, për kultivuesit e kabanisit dhe zyrtarët që ndihmojnë ato. Një prokuror po mbulon zonën Shkoder dhe Dukagjin dhe sipas burimeve pranë organit të akuzës, informcioni është shumë kompleks siç është edhe hetimi i dosjes, për shkak se aty janë evidentuar edhe disa emra drejtues të policisë së shtetit, shefa komisariatesh, shefa krimesh e inspektorë të shumtë të zonave të ndryshme të përfshirë në kultivim. Bashkë me këto zyrtarët e policisë, SHISH ka evidentuar në raportin e saj voluminoz edhe emrat e disa administratorëve të njësive vendore dhe kryepleqve të fshatrave si të përfshirë direkt në kultivimin e kanabisit dhe një pjesë tjetër luan rolin e ndërmjetësit dhe garantit për mos shkatërrimin e këtyre parcelave. Deri më tani policia e shtetit pretendon se vetëm gjatë këtij viti janë asgjesuar mbi 1.3 milion rrënje kanabisë sativa në gjithë Shqipërinë. Por edhe pse janë shkatërruar qindra parcela me hashash, të arrestuar janë vetëm disa roje apo punëtor të kultivimit të hashashit.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,596FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts