Saturday, April 20, 2024
HomeAktualitetNe vend te shkolles, ne radhe per libra

Ne vend te shkolles, ne radhe per libra

-

Kristian Livadhi dhe Monika Peniku janë dy fëmijë vetëm 11 dhe 12 vjeç që këtë 13 shtator nuk e kanë nisur ditën e parë të shkollës si të gjithë bashkëmoshatarët. Në vend që të uleshin në bankat e dijes, ata janë rreshtuar në radhë për të blerë tekstet shkollore, pasi ende nuk kanë arritur të pajisen me to. Sorollaten sa në një pikë distributore në tjetrën në qytetin e Shkodres, pasi paketa e plotë e librave që u duhen nuk gjenden në një vend të vetëm.

Në radhë prej ditësh duke humbur punën janë edhe prindërit, që të irrituar e quajnë absurde këtë zgjedhje të bërë nga ministria e arsimit, që librat të mos shiten në shkolla.

Janë dy pika në qytetin e Shkodres të autorizuara për shitjen e teksteve shkollore, të cilat duhet t’i përgjigjen nevojave të 28 mijë nxënësve që ka ky qark.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts