E veçantë dhe e mbushur me emocione rezultoi dita e parë e shkollës per shkollen e mesme “Oso Kuka”, aty ku për të shoqëruar në klasën e 10-te djalin e efektivit të FNSH-se Ardian Kodra, i vrarë pak javë më parë në një operacion policor, udhëtoi nga Tirana ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri. Ai së bashku me kolegët e efektivit të ndjerë, përcolli deri në klasën e tij Suart Kodrën, duke i uruar suksese në këtë rrugëtim të dijes, së bashku me shoket dhe shoqet, por edhe mësuesit e tij. Ministri Tahiri kërkoi mbështetje nga bashkëmoshatarët por edhe stafi pedagogjik për Suartin, që të kaloje këtë moment të vështirë që perjetoi ai dhe familja e tij. Ne dalje ministri i Brendshem nuk preferoi te prononcohet per mediat, duke udhetuar serish drejt Tiranes.