Friday, April 18, 2025
HomeAktualitetRegjistrimet ne Universitetin “L.Gurakuqi”

Regjistrimet ne Universitetin “L.Gurakuqi”

-

Është dita e dyte e regjistrimeve te studenteve te vitit te pare ne Universitetin “Luigj Gurakuqi” për vitin akademik 2016 – 2017,proçes qe ka filluar ne te gjitha fakultetet. Listat janë shpallur me 11 shtator, se bashku dhe me kuotat përkatëse te pranimit për çdo dege. Ne Fakultetin Juridik kane konkurruar 809 maturante, për 300 vende.

520 maturante kane konkurruar për gjuhe-letërsi dhe 594 për gazetari, ndërkohë qe kuota e pranimit për këto dege është 200 studente:

Për gjeografi kane preferuar te konkurrojnë 442 maturante ndërsa kuota e pranimit është 120 studente, kurse për histori 370 maturante me kuotën e pranimit 120.

Sekretaret qe po kryejnë regjistrimin, deklarojnë se deri tani nuk kane pasur ankesa nga maturantet:

Zyrtarisht regjistrimi për ketë faze përfundon me 20 shtator, por praktikisht do te vazhdoje edhe pas kësaj date, pasi ne listat fituese ne raport me kuotat do te ketë spostime te renditjes. Kjo për faktin se ka maturante qe kane fituar ne disa dege, por vetëm ne njërën kane te drejte te regjistrohen, duke lëne kështu vende për ne degët e tjera. Për ketë vit akademik, ne 24 programet e Universitetit “Luigj Gurakuqi” Shkodër kane konkurruar mbi 13 mije maturante.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts