Wednesday, August 17, 2022
HomeSport80 minuta analize per ndeshjen ndaj Partizanit

80 minuta analize per ndeshjen ndaj Partizanit

-

Asnjehere me pare nuk kishte ndodhur keshtu…

Per 80 minuta me rradhe, trajneri Cungu sebashku me ndihmesit e tij Aleksander Maxhar dhe Avenir Dani kane analizuar me skuadren perballjen e fundit me Partizanin.

Tekniku shkodran ishte I kenaqur me barazimin ndaj demave te kuq por jo me lojen qe zhvilluan kuqeblute. Vendosja ne fushe, markimi 1 per 1 dhe levizja taktike ishin jo ne nivelin e duhur sipas Cungut. Seanca stervitore e planifikuar per te nisur ne oren 16:30 u kthye ne nje ore mesimore ku nuk mungoi as tabela, ndersa lojtaret ngriheshin ne kembe per te shpjeguar sebashku dhe per te kuptuar edhe me mire gabimet e tyre.

Nje detaj qe ka shqetesuar shume teknikun Cungu eshte terheqja pas e skuadres qe ne minutat e para ndaj Partizanit. Edhe per kete levizje ai kerkoi llogari nga lojtaret pasi kishin dale jashte planeve te tij. Duke iu kujtuar atyre se luajne per Vllaznine dhe mbajne veshur nje bluze te rende, per ndeshjen e radhes ndaj Flamurtarit kerkoi nga futbollistet e tij qe te mos ndikohen nga presioni dhe te luajne pa frike.

Pas 80 minutash analize, skuadra iu rikthye séances stervitore ndersa mbrojtesi Olsi Gocaj me shume gjasa do te mungoje ndaj Flamurtarit per shkak te demtimit ne koke.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,434FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts