Thursday, December 12, 2024
HomeKronikaDukagjin, vritet 31 vjeçari Gjok Arra

Dukagjin, vritet 31 vjeçari Gjok Arra

-

Konflikti për pronësinë vijon të marrë jetë njerëzish në vendin tonë. Ngjarja e radhës u shënua në njësinë administrative të Planit, në Dukagjin të Shkodres ku mbeti i vrarë me armë zjarri 31 vjeçari Gjok Arra. Ai u qëllua për vdekje në orët e para të mëngjesit nga 2 vellezërit, Luvigj dhe Çesk Bludaj përkatësisht 31 dhe 37 vjeç nga fshati Gjuraj, të cilët rezultojnë edhe të afërm me viktimën. Sipas burimeve në vendngjarje, autorët sebashku me viktimën kanë qënë duke qëndruar në shoqërinë e njeri – tjetrit në një lokal të fshatit, ku edhe kanë konsumuar pije alkoolike. Gjithçka duket se ka nisur aty, ku debati mes palëve ka degjeneruar fillimisht në ofendime e ngritje zëri, e më pas në përdorimin e armëve. Dyshohet se mes tyre çeshtja e pronësisë ka qënë burim konflikti i mëparshëm, e që ka vijuar edhe këtë të enjte deri në aktin final, kur është përdorur arma e zjarrit ndaj të afërmit të tyre. Forcat e policisë dhe ato të ndërhyrjes së shpejtë i janë drejtuar zonës, duke u vënë në ndjekje të autorëve që janë larguar nga vendi i ngjarjes. Hetimet vijojnë dhe në pyetje po merren dëshmitarë në vendin e krimit, të afërm të viktimës dhe dy të rinjve të dyshuar si autor. Për kapjen e tyre policia ka ngritur edhe postoblloqe në hyrje – daljen e rrugës që lidh Dukagjinin me Shkodren, por dyshohet se ata janë fshehur në këtë zonë të thellë malore. Mëoshet se patrulla e policisë sëbashku me efektivët do të qëndrojë deri në kapjen e tyre, por paralelisht është kërkuar që ajo të mbajë në monitorim të vazhdueshëm këtë zonë, e cila javët e fundit po krehet nga policia edhe për drogën.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts