Monday, December 9, 2024
HomeAktualitetSezoni Turistik Vazhdon

Sezoni Turistik Vazhdon

-

Autobusët me turiste janë te shumte ! Sapo kane hyre ne Muriqan dhe ndalojnë për një pushim te shkurtër ! Janë nga Mali i Zi, Franca dhe Anglia ! Vine nga Budva dhe qëndrojnë një dite ne Shkodër, sipas axhendes se turizmit kulturor ! Ata janë te përditshëm me ketë agjende, na thonë shoqëruesit e grupeve turistike. Ne Shkodër vizitojnë kalanë Rozafa, muzeumin e qytetit, Muzeun e Fotografisë “Marubi”, Urën e Mesit, kalanë e Drishtit, objektet e kultit e tjerë. Ky intensitet i turizmit kulturor ne rajonin e Shkodrës ketë vit vazhdon deri ne fund te tetorit, sqarojnë përfaqësuesit e agjencive turistike.Te dhënat zyrtare nga vendkalimi kufitar – doganor i Muriqanit, e tregojnë me qarte fluksin turistik qe vijon ne ketë periudhe. Qe nga data 1 shtator kane qarkulluar neper ketë pike 46 mije shtetas, ku deri me datën 6 shtator ka pasur me shume ne dalje pasi ishte kthimi i emigranteve, ndërsa pas kësaj date dominon numri i hyrjeve ne vendin tone, kryesisht me destinacion Shkodrën, sqaron personeli i policisë kufitare. Gjithashtu për te njëjtën kohe ne ketë pike janë përpunuar edhe 16.200 automjete. Sipas te dhënave krahasimore te shërbimit te policisë kufitare, shtatori i këtij viti po shoqërohet me vizita te konsiderueshme turistike ne drejtim te vendit tone, ndërkohë qe vitin e kaluar cikli i udhëtimeve turistike te organizuara është mbyllur me datën 6 shtator. Një tjetër aspekt pozitiv qe te prezantojnë ne ketë pike ka te beje edhe me faktin se gjate kësaj periudhe nuk është konstatuar asnjë rast, as ne hyrje dhe as ne dalje, me trafik droge.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts