Friday, April 18, 2025
HomeAktualitetVuajtja e pajisjes me tekste shkollore

Vuajtja e pajisjes me tekste shkollore

-

Të pajisesh fëmijët me tekste shkollore është kthyer në vuajtje për prindërit. Prej ditësh radhët dhe kaosi është prezent pranë pika distributore në Shkoder të cilat nuk arrijnë të menaxhojnë situatën. Një pjesë e prindërve udhëtojnë nga rrethinat duke lënë punën e shpenzuar kohë e para, por pa mundur të marrin paketen e plotë të teksteve. Drejtues të zyrës arsimore pranojnë situatën e vështirë që duket se do të vijojë.

Edhe pse distributorëve u janë ofruar mjedise në shkolla, ata nuk kanë hapur sportele, duke u mjaftuar me vetëm 8 pika për 28 mijë nxënës që ka Shkodra, nga të cilat vetëm njëra në njësitë administrative, atë të Postribës. Një skandal që fsheh pas të ardhurat e këtyre distributorëve, që haptazi i shmaget ligji duke mos shtuar pika, pasi duhet të pajisen me kasa fiskale dhe punëtorë.

Një arsyetim për radhët dhe vonesat, DAR e gjen edhe tek pullat dhe kuponët tatimore që duhen lëshuar.

Pa frikë mund të thuhet se proçesi ka dështuar dhe vetë drejtuesit e arsimit nuk po arrijnë të menaxhojnë situatën, ndërsa nxënësit i drejtohen shkollës prej 3 ditësh pa libra, e me shumë gjasa kjo gjendje do të vijojë për disa javë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts