Friday, April 19, 2024
HomeAktualitetKëshilltarët e Ferizajt vizitojnë Shkodrën

Këshilltarët e Ferizajt vizitojnë Shkodrën

-

Një përfaqësi e Këshillit te Komunës Ferizaj te Kosovës, ka vizituar Shkodrën. Ata u priten nga një grup këshilltaresh te kësaj bashkie, te kryesuar nga kryetari i këshillit Bashkiak, Xhemal Bushati dhe Kryetari i grupit te këshilltarëve te Lëvizjes Socialiste për Integrim, Sokol Lekaj, e drejtues te Bashkisë. Gjate këtij bashkëbisedimi vëllazëror, u theksuan mundësitë qe ekzistojnë për forcimin e bashkëpunimit ne shume fusha mes dy njësive vendore, te cilat janë binjakëzuar qe ne vitin 2006. Ne duhet ti tejkalojmë ngecjet, u shpreh kryetari i këshillit te komunës Ferizaj, Refik Guri, dhe binjakëzimin ta realizojmë ne praktike:

Ndërsa kryetari i këshillit te Bashkisë Shkodër, Xhemal Bushati, tha se Shkodra ofron bashkëpunim ne shume drejtime, prandaj duhet te ecim me shpejte ne ketë rruge te përbashkët:

Me pas këshilltarët kane shkëmbyer dhuratat simbolike te rastit, si dhe kane vizituar sallën e mbledhjeve te këshillit bashkiak te Shkodrës. Gjithashtu këshilltarët e Ferizajt janë shoqëruar edhe ne vizitat qe bene ne disa objekte kulturore te qytetit te Shkodrës.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts