Friday, December 8, 2023
HomeArsimRadhet per libra edhe naten

Radhet per libra edhe naten

-

Jo vetëm ditën, por edhe në orët e vona të mbrëmjes prindërit Shkodranë vijojnë të qëndrojnë në radhë për pajisjen me tekste shkollore.

Një vuajtje që po ju serviret me bekimin e ministrisë së arsimit, e cila vijon t’u lërë dorë të lirë distributorëve, por edhe shtëpive botuese që ende nuk kanë gati disa prej titujve për sistemin 9 vjeçar dhe atë të mesëm. Sorollatjet e prindërve sa në një librari në tjetren janë refren i përditshëm, e sikur të mos mjaftonte e gjithë kjo, për shumë prej tyre bashkë me shpenzimin e kohës duhet të shpenzojnë edhe para, pasi vijnë nga njësitë administrative. Duke filluar nga Velipoja, Dajçi, Berdica, Ana e Malit, Rrethinat e Vau Dejësi të gjithë këto prindër vijnë çdo ditë në Shkoder për marrjen e librave të fëmijëve, e në të shumtën e ditëve rikthehen ashtu siç erdhen. Shkollat kërkojnë tekstet, por teksta nuk ka. E pafalshme se si kjo situatë ka degraduar deri në këtë pikë dhe askush nuk pyet për humbjen e pafundme të kohes dhe sjelljet e ketyre prindërve, që sakfrikojnë për arsimimin e fëmijëve. Drejtoria arsimore në rolin e monitorueses ka qënë e paaftë të menaxhojë situatën, sepse edhe ambjentet që duhej të hapeshin pranë shkollave nuk u realizua në asnjë prej tyre dhe sot 28 mijë nxënës, kanë në dispozion 8 pika shitjeje librash që nuk janë të afta të kryejnë në kohë nevojat që paraqiten. Edhe për disa javë kjo situatë do të na shoqerojë të gjithëve, por pyetja që lind natyrshëm është, kush fitoi në këtë rast dhe çfarë ndryshimi pozitiv u pa.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts