Tuesday, November 12, 2024
HomeAktualitetNderron jete ish kreu i KMSH Selim Muça

Nderron jete ish kreu i KMSH Selim Muça

-

“Të Zotit jemi dhe te Zoti do të kthehemi…”. Me këtë fjali e ka nisur Komuniteti Mysliman Shqiptar njoftimin për ndarjen nga jeta të ish-kreut Haxhi Selim Muça, i cili mbylli sytë në moshën 80-vjeçare. Ai ndërroi jetë pas një sëmundjeje të rëndë, prej së cilës vuante prej kohësh. Haxhi Selim Muça do të mbahet mend si drejtuesi që e reformoi KMSH-në dhe punoi shumë për Bashkësinë Islame Shqiptare. Ai ndërmori hapa konkretë për institucionalizimin e punës së KMSH-së në mbarë vendin dhe për gjallërimin e jetës shpirtërore të besimtarëve myslimanë. Gjithashtu ai do të kujtohet e vlerësohet për frymën e tij përherë pozitive dhe prioritetin që i jepte dialogut, bashkëpunimit dhe bashkëjetesës ndërfetare në Shqipëri, por edhe në të gjitha hapësirat e banuara nga shqiptarët në Ballkan”, thuhet në faqen zyrtare të KMSH-së. Karriera e tij fetare nisi në vitin 1992, ku ai sherbeu si Inspektor Arsimi në Komunitetin Mysliman deri ne vitin 1994. Po në këtë vit, Muça mban për 4 muaj detyrën e myftiut të Elbasanit, ndërsa në vitin 1994-1995 ka qenë myftiu i Lezhës dhe Vlorës. Në 1995 deri ne Mars 2004 mbajti postin e Shefit te personelit në KMSH dhe në Mars 2004 mori detyrën e Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, post të cilin e mbajti deri në 2014. Këshilli i Përgjithshëm e shpalli Selim Muçën kryetar nderi dhe anëtar i përhershëm i Këshillit të Përgjithshëm të KMSH-së. Edhe kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e ish-kreut të Komunitetit Mysliman Shqiptar. Në një postim në Facebook, Rama shkruan: “Selim Muça e udhëhoqi për shumë vite Komunitetin Musliman Shqiptar, me urtësinë e kthjelltësinë e një lideri të bute por të vendosur, në mbrojtjen e esencës paqësore të porosive të Profetit dhe të thesarit të bashkëjetesës harmonike mes feve në Shqipërinë tonë. E paç siç e ke ëndërruar udhëtimin pas ndarjes nga kjo botë, miku im i respektuar Selim Muça.” Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, ka derguar nje telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Haxhi Selim Muçës. Ai ka qenë një shembull për t’u kujtuar i punës, i fjalës dhe i besimit. Kohët e ndryshimeve të mëdha kanë nevojë për njerëz të mëdhenj. Haxhi Selim Muça ishte një njeri që madhështinë e gjente tek besimi dhe përkushtimi në besim. Ikja e tij ka dëshpëruar të afërmit dhe familjarët e ngushtë, miqtë e bashkëpunëtorët e tij të shumtë, ?sepse është ikja e një njeriu të mirë. Komuniteti Mysliman, besimtarët myslimanë,pordhe miqtë e shumtë të të gjitha besimeve, do ta ndjejnë mungesën e tij.? Ngushëllimet e mia më të sinqerta për të gjithë ata. Ngushëllimet më të ndjera për familjarët e tij të afërt!”

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts