Ne 3 ndeshjet e para te sezonit, mesfushori Alsid Tafili duket se ka gjetur formen maksimale dhe do te jete pjese e pandare e formacionit te pare. Per shkak edhe te problemeve ne sulm, shumicen e kohes ai po pozicionohet pas sulmuesit dhe kjo ra ne sy sidomos ne ndeshjen me Flamurtarin. Ndaj vlonjateve ai shenoi nje gol nga pika e bardhe e penalties por nese do te tregohej me I sakte do te shenonte edhe 2 gola te tjere.
Kete sezon kuqeblute nuk kane objektiva te medha dhe ky fakt sipas mesfushorit Tafili duhet ti sherbeje lojtareve per te punuar me fort pasi nuk kane presion.
Ndeshja e radhes eshte e veshtire pasi Korabi kerkon rezultat pozitiv.
Alsid Tafili erdhi tek Vllaznia ne merkaton e Janarit por nuk arriti te fitonte nje vend ne formacionin e pare ndersa me nisjen e sezonit te ri duket se ka fituar besimin e trajnerit Cungu.