18 mije krerë gjedhi janë vaksinuar deri tani ne Qarkun e Shkodrës, për te parandaluar prekjen nga dermatoza. Ne Puke ka përfunduar vaksinimi, ndërsa vazhdon ne Shkodër dhe Malësi te Madhe. Parashikohet qe dozat te sigurohen për te vaksinuar te paktën 80 perqind te numrit te gjedheve ne ketë qark. Për specialistet e blegtorisë, kjo ndërhyrje ishte shume e domosdoshme, ndaj mire do te ishte qe te gjithë gjedhet te vaksinoheshin:
Ne nivel Qarku, dermatoza ka prekur 106 krerë gjedhi. Kraja thotë se me ecurinë e deritanishme te vaksinimit, është evituar rreziku i zgjerimit te infeksionit. Gjithashtu ai kujton se edhe ndryshimi i motit dhe ulja graduale e temperaturave bëjnë qe miza qe transmeton dermatozën, te mos gjeje me kushte te përshtatshme për përhapjen e sëmundjes. Ndaj ne ketë situate përmirësimi, ka ardhur momenti qe te rishikohet edhe vendimi për zhbllokimin e tregut te shitblerjen se bagëtive:
Rreziku nga sëmundja e dermatozës u paralajmërua ne fillim te muajit korrik. Ishte kjo arsyeja qe Ministri i Bujqësisë urdhëroi mbydhjen e tregjeve te bagëtive, si mase e pare parandaluese për ketë sëmundje dhe nisjen e vaksinimit te gjedheve ne gjithë vendin.