Ka marre fund dilema e madhe per kategorine e pare te futbollit ne shqiperi. Pas shume e shume problemesh me dokumentet dhe pagesat, federata eshte ulur ne tryezen e punes sebashku me drejtuesit e te gjitha klubeve. Keshtu kete te merkure eshte hedhur shorti per sezonin e ri I cili realisht duhet te kishte nisur disa dite me pare.Ne total jane 20 ekipe të ndara në dy grupe A dhe B te cilat më në fund kanë njohur kundërshtarët e tyre.Java e parë do të luhet të shtunën, me dy javë vonesë nga parashikimi. Per shkak te mos plotesimit te kushteve financiare, federata shqiptare e futbollit ka marre masa ndeshkuese ndaj klubit te Mamurrasit. Ata jane perjashtuar nga gara duke u hedhur nje kategori me poshte ndersa ne vendin e tyre eshte ngritur skuadra e Partizanit B. Vetem ne ditet e fundit klubet e veriut si Terbuni, Kastrioti apo Shenkolli arriten te bejne pagesat duke I shpetuar ndeshkimit. Nga kjo situate nuk arriti te perfitonte klubi I Ades se Velipojes te cilet prisnin qe te ngjiteshin ne nje kategori me lart fale ketyre problemeve. Ne javen e pare te kampionatit spikat derbi mes Terbunit dhe Kastriotit, ku dy skuadrat pretendente per trofe do te perballen menjehere.