Tuesday, December 3, 2024
HomePolitikëKreu i kuvendit Meta konference ne “GHE”

Kreu i kuvendit Meta konference ne “GHE”

-

Krah deputetit Agron Çela dhe prefektit Paulin Radovani, kreu i kuvendit Ilir Meta zgjodhi qe nga Shkodra të komentojë zhvillimet e fundit politike në vend. Fillimisht u ndal tek rasti i dhunës ndaj biznesmenit libanez, që solli terheqjen e investimit prej 450 milion dollarësh nga vendi ynë. Akt kriminal që shpreson të jetë i fundit ndaj çdo investitori e cilësoi Meta, duke kërkuar që të gjithë të punojnë për krijimin e një klime biznesi në vend.

Meta foli edhe për amendamentin e LSI për ligjin e importit të plehrave, që sipas tij i jep zgjidhje shqëtësimit me të drejtë të shoqërisë civile, por nga ana tjetër çliron industrinë e riciklimit të bllokuar prej 3 vitesh.
Lufta ndaj kanabisit e kthyer në qender të akuzave politike, krahas policisë sipas kryeparlamentarit Meta kërkon një rol më të madh të organit të akuzës. Ndërsa i pyetur rreth kandidimit te tij të mundshëm për president, Ilir Meta nuk nguron të shprehet haptazi se tundimi i vetëm qe ka është gara brenda LSI-së.

Replikat e kryebashkiakes Ademi me kryeministrin Rama dhe mungesen e pretenduar te investimeve në Shkoder, Meta i komenton keshtu.

Në daljen për mediat kryeparlamentari foli edhe për çeshtjen e maturantëve ku u shpreh se presioni i LSI nuk ka qënë kundër reformes, por ka ardhur për të mos lejuar keqinterpretimet e ligjit që mund të sillnin lënien jashtë universiteteve të të rinjve. Për reformën në drejtësi Meta u shpreh i bindur se gjithçka do të përmbyllet brenda një kohe të shkurtër, përmes një klime bashkëpunuese që LSI ka përcjellë në vazhdimësi.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts