Sunday, December 8, 2024
HomeAktualitetDita pa makina ne Shkoder

Dita pa makina ne Shkoder

-

22 shtatori e njohur ndryshe si dita pa makina, ka rikthyer në qytetin e Shkodres apelin për të mbajtur pastër mjedisin duke promovuar përdorimin e mjeteve alternative. Këtë vit mesazhi i përzgjedhur është “Levizje e zgjuar, ekonomi e fortë” dhe nën këtë moto marshuan në rrugët e qytetit nxënësit e shkollave të mesme dhe 9-vjeçare.

Shkodra mbetet qyteti i biçikletave dhe çdo investim i kryer ka shkuar në shërbim të rritjes së aksesit për këto mjete tha në fjalën e saj kryebashkiakja Ademi.

Por ndryshe nga pretendimet që ka bashkia, vetë përdoruesit e biçikletës thonë se ecja në rrugët e Shkodres është kthyer në stres, pasi korsitë e përcaktuar për to zaptohen nga automjetet.

Shefja e zyrës për bashkëpunim dhe zhvillim në ambasadën Suedeze Birgitta Jansson e pranishme në këtë aktivitet prezantoi fazën e dytë të programit Senior, që shkon në mbështetje të nismave mjedisore dhe jo vetëm. Dita pa makina që u shënua me këto marshime të të rinjve në rrugët e qytetit fatkeqësisht nuk pati të njëjtin sensibilizim të qytetarëve që vijuan si çdo ditë levizjen të qete me automjetet e tyre.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts