Me kryebashkiaken e Shkodres Voltana Ademi nisi rrugëtimin e tij në ekranin e tv1 channel, emisioni më i ri “Perspektivë” që vjen këtë sezon televiziv çdo të enjte në orën 21.00. Në një analizë të gjatë për drejtimin e qytetit prej më shumë se 1 viti nga marrja e detyrës, Ademi foli rreth punës së bërë nga institucioni i bashkisë, investimet e parashikuara por edhe situatën konfliktuale të krijuar mes saj dhe kryeministrit Rama rreth fondeve të akorduara për Shkodrën.
Një projekt që cilësohet ambicioz për artin dhe kulturën në Shkoder është ai i ndërtimit të një muzeu, që pritët të vijë si bashkëfinancim, ashtu si një pjesë e madhe e projekteve që bashkia thotë se ka.
Shqetësimit për tregjet që në Shkoder vijojnë të mungojnë, Ademi ju përgjigj se ka dy projekte që marrin jetë vitin që vjen. Gjithashtu ajo prezantoi tabelen e ndërhyrjeve në rreth 30 rrugë në qytet dhe njësitë administrative që do të preken nga ndriçimi publik.
Shkodra me zhvillimet socio – ekonomike, kulturore dhe politike do te jete cdo jave ne fokus te ketij emisioni.