Wednesday, April 24, 2024
HomeKronikaGarancia pasurore le te lire Tom Markun

Garancia pasurore le te lire Tom Markun

-

Afro 1 muaj pasi u vu në pranga me akuzën e shpërdorimit të detyres dhe prodhim e mbajtje pa leje të armëve të gjuetisë sportive, administratori i Pultit Tom Marku ka lënë qelitë e burgut. 60 vjeçari në seancën gjyqësore të zhvilluar në gjykatën e apelit la si garanci pasurore në bankë vlerën prej 10 milion lekësh të vjetra për të dalë i lirë. Atij i është kufizuar lëvizja, ku deri në përmbylljen e plotë të hetimeve e ka të ndaluar të udhëtojë jashtë Shqipërie, ndërsa duhet të paraqitet në gjykatë sa herë që do të thirret nga oficerët e policisë gjyqësore. Megjithëse Marku mohoi akuzat e ngritura ndaj tij duke treguar se nuk kishte dijeni për bimët e mbjella në njësinë administrative të Pultit dhe as për 1.3 kg e gjetura në banesën e të parëve, të cilën prej 20 vitesh deklaroi se nuk e kishte vizituar, gjykata e shkalles se parë e la në burg. Apelimi i çeshtjes dhe garancia pasurore bëri që ai të dalë nga qelia, ndërsa hetimet për çeshtjen në fjalë behet me dije se vijojnë me intensitet nga organi i akuzës. Mësohet se avokati mbrojtjes i ka paraqitur togave të zeza edhe lejen e armës që u gjet në banesë e cila ishte në pronësi të të vëllait, ndërsa kërkoi lirimin e menjehershem te klientit të tij, pasi akuzat nuk qëndrojnë. Në fund të gushtit gjatë një operacioni të gjerë antikanabis në Malësinë e Dukagjinit u gjetën dhe u asgjësuan 20 mijë bimë kanabis, 1 kg e 303 gr lëndë narkotike si dhe një armë gjahu shotgan me 6 fishekë, të cilat sollën edhe arrestimin e administratorit bashkë me kryeplakun e fshatit. Drejtuesit vendore kanë detyrimin në bazë të ligjit që të kallzojnë parcelat e kultivuara me kanabis në zonat qe administrojnë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts