Ekipi I Vllaznise ne basketboll per meshkuj ka zhvilluar nje tjeter ndeshje miqesore. Këtë herë kundershtar ishte ekipi Bashkimi i Prizrenit, që merr pjesë në Ligën Ballkanike, në radhët e të cilit luanin disa basketbollistë të huaj dhe shume cilesor. Ne ndeshjen qe u luajt ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” trajneri Gjecaj aktivizoi te gjithe lojtaret qe kishte ne dispozicion pervec Arres. Fillimi ishte shume I dobet per shkodranet te cilet shenojne vetem 6 pike ndersa ne vijim luajne me mire. Në tre periodat e tjera basketbollistët kuqeblu tregojne nje nivel te larte, madje në fund të takimit edhe mund të kishin fituar. Por mungesa e përvojës ka bërë që të triumfojë kundërshtari. Keshtu I gjithe takimi u fitua nga ekipi I Prizrenit me rezultatin 69-65. Ne fund trajneri Gjecaj u shpreh I kenaqur me performancen e lojtareve te tij.
Gjecaj foli edhe per takimin qe perfaqesues te skuadres paten me kryebashkiaken Ademi.
Kete sezon,Vllaznia per shkak te problemeve financiare do te perbehet vetem nga lojtar shkodran ndryshe nga ekipet e kryeqytetit te cilat kane bere goditje te medha ne merkato.