Friday, December 6, 2024
HomeAktualitetBardhaj, mbeturinat digjen ne mes te dites

Bardhaj, mbeturinat digjen ne mes te dites

-

Në Shkoder nuk pyet më askush për ligje apo institucione, por të gjithë veprojë sipas dëshirës së tyre.

Djegia e mbeturinave në këtë formë, e madje edhe e gomave të cilat janë tejet të rrezikshme e burim përhapjesh sëmundjesh të rënda, nuk ka të ndalur. Jo vetëm gjatë nates, por edhe në mes të ditës ky fenomen është prezent si në zonën e Bardhajve, ashtu edhe tek varrezat e Dëshmorëve. Mjedisi në këtë zonë i kthyer në vend depozitimi të mbetjeve urbane dhe atyre inerte ka njohur vetëm degradim përgjatë viteve të fundit, duke devijuar rrjedhen e lumit, e në të njëjtën kohë duke bërë që një pjesë e mbetjeve të përfundojnë nga rrjedha e Kirit në bregdet. Landfildi i Bushatit vijon të mos presë kështu të gjitha mbeturinat e bashkisë Shkoder, e cila e ka humbur betejen për menaxhimin e territorit. Deri kur të zgjohen institucionet dhe të kujtohen për detyrimet që kanë, mbetet vetëm të shpresojmë që pasojat të mos jenë edhe më të rënda, pasi Shkodres nuk po i kursehet me as natyra e saj e bukur.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts