Wednesday, April 24, 2024
HomeAktualitetBashkia e ka humbur betejen me mbeturinat

Bashkia e ka humbur betejen me mbeturinat

-

Ndersa vazhdon te jete i ndezur debati për importimin e mbetjeve te riciklueshme, harrojme se me gjithfarë mbeturinash ballafaqohemi çdo dite te prodhuara nga vete ne, dhe qe nuk po arrine Bashkia ta fitoje betejen për pastrimin e tyre ne kohe. Kontinieret me mbeturina te perziera, te riciklueshme dhe te pariciklueshme, janë ngado prezente ne qytetin e Shkodres ! Edhe pse 5 vite me pare, filloi zbatimin nje projekt për ndarjen e tyre ne 150 kontiniere te veçante, kjo deshtoi pa nisur mire ! Gjithçka u kthye ne gjendjen e mëparshme, ndarja e mbetjeve te riciklueshme u harrua ndonëse ne Bushat ishte ngritur landfildi për ti përpunuar, për te cilin u humben kater vite kohe ne debate për te përcaktuar çmimin ! Sot jo vetem qe nuk flitet me për ndarjen e tyre, por edhe keshtu te përziera qendrojne disa dite ne pritje për tu transportuar ! Dhe jo vetem ne qytet, por edhe ne periferi eshte nje gjendje e tille ku ne te shumten e rasteve mungojne edhe kontinieret, dhe mbeturinat hidhen ne ane te rrugeve e qendrojne për disa jave, deri sa kthehen ne stoqe për tu pastruar me fadroma. Unaza e njesise administrative Rrethina, ndonëse kalon permes nje zone fushore te gjelbëruar dhe me shumellojshmeri pemesh, shoqerohet ne shume segmente me mjedise ku hidhen mbeturinat jashte çdo kontrolli. Po keshtu ne Dobraç, pika hyrse ne qytet prane varrezave Komane,kolektoret kryesore te ujrave te bardha e te zeza janë bllokuar nga mbeturinat duke krijuar keshtu edhe vater infeksioni, pa harruar qe keto ujra ne ketë gjendje derdhen ne Liqenin e Shkodres dhe shkaktojne ndotjen e tij. Ne keto kushte, nuk ka nevoje për shume argumente se kush eshte i fituar, pasi deri tani te fituara janë mbeturinat ndersa Bashkia e ka humbur betejen perballe tyre.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts