Tuesday, August 9, 2022
HomeSportVllaznia eleminohet nga kupa e Federates

Vllaznia eleminohet nga kupa e Federates

-

Aventura e Mark Krroqit si trajner I Vllaznise ne volejboll per meshkuj ka nisur pa fatin e duhur. Ne kryeqytet u zhvilluan gjysmefinalet e kupes se Federates ku perballe ishin Vllaznia me Tiranen dhe Studenti me Farka Volej. Shkodranet e nisen ne menyren me perfekte takimin ku ne setin e pare fituan me rezultatin e ngushte 23-25 por nuk ishte e thene qe te vijonin me fitore. Ne setin e dyte, kuqeblute kane lekundje ne lojen e tyre dhe gabojne duke u mundur me 5 pike diference. Ne ato pak dite ne krye te ekipit, trajneri Krroqi duket se e ka patur te pamundur te korrigjoje gabimin me te madh te kesaj skuadre qe vijon te jete e paqendrueshme nga minuta ne minute. Kur kryeqytetasit besonin tek fitorja ne setin e trete, Vllaznia shperthen duke fituar me rezultatin e thelle 15 me 25 duke marre avantazhin por serish Shkodranet bien pre e gabimeve te tyre. Atehere kur duhej te luftonin me forte, ata dorezohen duke humbur setin e katert 25-19. Ne fund,Vllaznia lufton fort por Tirana tregoi se eshte pretendente per kampionatin edhe kete vit duke fituar me rezultatin 15-13. Ndeshja finalist do te jete mes Farka Volej dhe Tiranes.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,433FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts