Mëngjesin e 1 tetorit, Ditës se te Moshuarve, Ministri Mirëqenies Sociale dhe Rinise, Blendi Klosi i shoqeruar nga Prefekti Paulin Radovani, e kane kaluar ne Shtëpinë e te Moshuarve Shkodër. Kane qene nxënësit dhe mësuesit e shkollës se mesme profesionale “Hamdi Bushati” ata qe ishin kujdesur për t’ua bere ketë dite sa me te gëzuar banoreve te kësaj shtëpie.
Ministri Klosi me ketë rast ka folur edhe për skemën e pensioneve:
Ne ketë shtëpi banon edhe ish mundësi i mirënjohur Gëzim Çollaku. Ne shenje mirënjohje e respekti, ish- mundësi rekordmen, Eljaz Guri, i ka dorëzuar fanelen e ekipit te mundjes se Vllaznise me emrin Gëzim Çollaku. Me pas aktiviteti ka vijuar me ceremoninë e përurimit te rikonstruksionit te godinës ku banojnë 52 te moshuar, për te cilën financohen nge buxheti i shtetit mbi 19 milionë leke. Punimet do te përfundojnë brenda 5 muajve.