Sunday, December 8, 2024
HomeAktualitetRiorganizimi ne terren u urgjencës mjekësore

Riorganizimi ne terren u urgjencës mjekësore

-

Shërbimi i urgjencës mjekësore decentralizohet ! Projekti i Riorganizimit te këtij Shërbimi ne Terren, u prezantua ne Shkodër nga Drejtoria e Përgjithshme e Urgjencës, ne praninë e Ministrit te Shendetesise, Iir Beqaj. Sipas kesaj skeme, Qarku i Shkodres do te ketë 7 pika te urgjences, qe janë qyteti i Shkodres, Velipoja, Vau Dejes, Puka, Shala, Kopliku dhe Tamara, ne dispozicion te se cilave do te jene 9 autoambulanca. Drejtori i Pegjithshem i Urgjences, Skender Brataj, tha se sipas studimit qe i eshte bere Qarkut te Shkodres, i bie qe nje autoambulance te sherbeje mesatarisht ne nje territor qe perfshine 20 kilometer, gje qe ben qe ky sherbim te jete ne nje kohe shume me te shpejte prane qytetarit. Ndersa Ministri Beqaj pasi theksoi se eshte e papranushme qe 70 perqind e qytetareve shkojne ne urgjence me automjetet e tyre, sqaroi:
Proçesit te riorganizimit do ti nënshtrohet edhe shërbimi i urgjences prane spitaleve:

Me zbatimi i skemes se re te riorganizimit te shërbimit te urgjences mjekesore ne terren, sektorit te shendetesise ne Qarkun e Shkodres i shtohen edhe 16 infermiere,15 shofere për autoambulanca dhe nje koordinator. Ne Tirane do te ngrihet qendra e kordinimit, e cila do te prese telefonatat e qytetareve dhe ndjeke veprimtarine ekipeve mjekesore te urgjences.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts