Tuesday, December 10, 2024
HomeAktualitetNe Vuthaj, Zemren e Bjeshkeve te Nemuna

Ne Vuthaj, Zemren e Bjeshkeve te Nemuna

-

Lugina e Vuthajve, shume pak e njohur ne Shqiperi pasi, qe ne vitin 1948 me mbylljen e kufirit me ish – Jugosllavine, iu nderpre komunikimi me Malesine e Madhe dhe Shkodren, nuk gabojme aspak duke konsideruar si zemren e Bjeshkeve te Namuna – vazhdimesi etnike e Krahines se Kelmendit. Ne nje gjatesi prej mbi 10 kilometer ne lartesine 1100 metera mbi nivelin e detit, e rrethuar me nje peizazhe natyror magjik qe nuk e ndeshe ne asnjë cep tjeter te ballkanit ! Kufizohet me Gucine duke filluar nga Krojet e Ali Pashes, me Tropojen, Thethin dhe Lepushen e Kelmendit. Eshte zona me interesante e mbijeteses se shqiptarizmit perballe taborreve te perendorise osmane dhe me pas te ish regjimeve shfarosese serbo-malazeze, nga viti 1878 dhe deri me çlirimin e Kosoves ne vitin 1999 nga okupatoret serbe. Politika e spastrimit etnik, beri qe vuthjanet te merrnin rruget e mergimit jo vetem ne Shqiperine ame, por edhe ne shume vende te botes. Sot ne Vuthaj nuk banojne me shume se 350 banore, nderkohe qe arrijne ne rreth 5000 numri i atyre qe jetojne ne emigracion. 70 vjeçari, Rrustem Dedushaj, thote se vetem nga fisi i tij mbi 500 jetojne ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
Por ata asnjehere nuk e harruan vendin e tyre ! 11 fiset e Vuthajve si Ahmetaj, Bruçaj, Çelaj, Dedushaj, Goçaj,Gjonbalaj, Kukaj, Qosaj, Ulaj,Vuçetaj dhe Vukaj, mbi themelet e kullave shekullore kane ndertuar mbi 200 shtepi te reja. Nga qershori deri ne Gusht lugina popullohet me bijte,bijat dhe nipat e mbesat e vuthjaneve qe kthehen nga emigracioni për pushime dhe hieshojne Krojet e Ali Pashes, Gerlen e Synin i Skafkaçit ! Rrustem Dedushaj shpreson se me ndertimin e rruges se Kelmendit, edhe Vuthajt do te mund ti kthehen shtratit te lidhjeve historike me Shkodren:

E kjo do ti japi nje zhvillim te gjithanshem turizmit ne Vuthajt e Bjekeshkve te Namuna, pasi nga Shkodra apo Podgorica e gjithe lëvizja mundësohet brenda pak oreve ! Ne Luginen e Vuthajve shpresa ka nisur te bulezoje ! Kjo godine e cila për afro nje shekull ishte streha e ushtrise serbo – malazeze, e policise dhe e paramilitareve për te mbajtur nen rrethim vuthjanet, tashme eshte kthyer ne nje relike muzeale.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts