Wednesday, August 17, 2022
HomeKronikaPrerja ilegale e druve, 1 ne pranga

Prerja ilegale e druve, 1 ne pranga

-

Moratoriumi i pyjeve i hyrë tashmë në fuqi nuk po e frenon dëmtimin e kurorës së gjelbërt. Rasti i fundit i goditur nga policia është një prej këtyre shembujve, ku 5 meter/kub lëndë drusore u sekuestruan dhe një shtetas ra në pranga. 38 vjeçari Ndue Thepi nga Shkodra u kap në fragrancë duke transportuar lëndën drusore me kamionin me targë TR 742 ID dhe pa dokumentacionin përkatës. Ai po levizte rrugës së Prekalit në drejtim të qytetit të Shkodres ku nga patrulla e inspektoriatit të mjedisit u ndalua për kontrollin e dokumentacionin të lëndës drusore. Pasi u konstatua se ai nuk dispononte asnjë leje dhe materiali drusor ishte prerë ilegalisht në zonën e Dukagjinit, policia bëri sekuestrimin e mjetit dhe 5 metrave/ kub lëndë drusore. Materialet në ngarkim të 38 vjeçarit i’u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prerje e paligjshme e pyjeve”. Inspektoriati shtetëror i mjedisit dhe pyjeve ka bërë me dije se në shkallë vendi për periudhën gusht – shtator janë kryer 1519 inspektime. Nga këto: 1178 inspektime në pyje e kullota, 224 inspektime në fondin e gjuetisë, 67 në subjekte dhe 50 të tjera në fusha të ndryshme që ISHMP ushtron veprimtarinë. Në total janë vendosur 49 masa administrative në kundravajtje të ndryshme, dënim me gjobë në vlerën e rreth 230 mijë Euro. Në 21 raste janë sekuestruar 148 m3 dru zjarri dhe lëndë punimi. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 12 raste zjarri me 177.2 ha sipërfaqe të djegur.Drejtoria e Policisë Pyjore së bashku me Drejtorinë e Mjedisit kanë ngritur një grup pune, ku po realizojnë kontrolle në të gjitha subjektet që shfrytëzojnë burimet natyrore për të cilat do të nxjerrë një raport publik me përfundimin e tij në rang vendi.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,434FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts