Wednesday, August 10, 2022
HomeKronikaAksidenton 13 vjecarin dhe largohet

Aksidenton 13 vjecarin dhe largohet

-

Nje 13 vjecar eshte aksidentuar mbremjen e se Henes ne aksin rrugor Koplik- Hot ne Malesine e Madhe. Ngjarja ka ndodhur ne vendin e quajtur Hot dhe pas perplasjes autori eshte larguar me automjetin e tij. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se është aksidentuar shtetasi S.D, 13 vjeç, i cili eshte transportuar në spital ku është në gjëndje të rëndë shëndetësore. Disa ore me pas uniformat blu bene te mundur identifikimin dhe kapjen në flagrancë te autorit të dyshuar, shtetasit Mond Smalaj, 36 vjeç, banues në Hot, Malësi e Madhe ndersa ne banesën e tij u gjet dhe sekuestrua automjeti me të cilin është shkaktuar aksidenti. Gjate 24 oreve te fundit, policia e Shkodres ka zbardhur edhe nje grabitje te ndodhur me 2 Tetor duke arrestuar njerin prej autoreve te dyshuar dhe shpallur ne kerkim tjetrin. Ne pranga ra Anton Gjergjndreaj, 18 vjeç, ndersa ne kerkim u shpall 21 vjecari S.M. banues në Shkodër. Dyshohet se te rinjte në bashkëpunim me njëri tjetrin i kanë vjedhur me dhunë shtetasit I.K. shumën prej 60 000 lekë të reja dhe 1500 Euro. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Vjedhja me dhunë” parashikuar nga neni 139/2 i Kodit Penal.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,433FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts