Wednesday, November 30, 2022
HomeAktualitetHashim Thaçi "Qytetar Nderi" i Shkodres

Hashim Thaçi “Qytetar Nderi” i Shkodres

-

Pas Tiranës, ditën e dytë të vizitës zyrtare në Shqipëri presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e kaloi në qytetin e Shkodres. Fillimisht atij ju rezervua një pritje nga qytetarja e parë Voltana Ademi.

Pasi i uroi mirëseardhjen, Ademi dhe Thaçi të shoqëruar nga delegacionet e tyre folën kokë më kokë për lidhjet e hershme që Shkodra ka me Kosovën. Që nga falenderimi për pritjen që ju bë Kosovarëve gjatë luftës, e deri tek bashkëpunimet e fundit me disa komuna në fushën kulturore dhe ekonomike ishin temat e bisedes mes presidentit dhe kryebashkiakes. Më pas ata ju drejtuan sallës së këshillit bashkiak ku presidentit Kosovar ju dorëzua titulli “Qytetar Nderi” i akorduar nga ky këshill me motivacionin për kontributin e dhënë për pavarësinë e Kosovës, rolin negociator në proçesin integrues dhe si faktor stabiliteti.

Presidenti Thaçi zgjodhi që bashkë me falenderimet dhe vlerësimin e lartë për rolin që Shkodra ka patur në ngjarjet e shënuara për kombin, të mos anashkalojë as plagën e bashkimit dhe atë të kombëtareve të futbollit, pasi Kosova luan me 6 Tetor në “Loro Boriçi”.

Një vizitë ata ja rezervuan edhe një prej pasurive të mëdha të kombit, fototekes “Marubi” ku u njoh me trashëgiminë e fotografisë shqiptare. Vizitën në Shkoder, presidenti i Kosovës e mbylli me vendosjen e kurorave me lule pranë bustit të shënjtores “Nënë Tereza”, patriotit “Luigj Gurakuqi” dhe “Isa Boletini”.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,590FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts