Nën masa të rrepta sigurie mbërritën në gjykatën e Shkodres, Miklovan Parubi dhe bashkëpunëtori i tij Marçel Shpijati, të akuzuar për masakrën e Dajçit ku 2 persona u vranë dhe 4 të tjerë u plagosen. Gjyqet në ngarkim të tyre për tu njohur me masën e sigurisë u zhvilluan të ndara dhe me dyer të mbyllura, ndërsa të dy u lanë në burg nga gjykata. I qete dhe me një shenje pende u shfaq përpara trupit gjykues Miklovan Parubi, i cili nuk harroj t’i kujtojë gjykatës dhe prokurorisë të njëjtat fjalë që kishte thënë edhe në polici, se shoket ja kishin bërë për borxh. Ai ka ripërsëritur se objekt i shenjestres së tij kanë qënë shoket me të cilët po luante poker, Ndok Marku, Aleks Prendi dhe Vincens Kopshti, ndërsa viktimat dhe kamarieri Kiti Molla janë qëlluar aksidentalisht. 10 minuta zgjati seanca në ngarkim të tij dhe gjykata vendosi lënien në burg, pasi Parubi akuzohet për “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim” e mbetur në tentativë, “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Në mjediset e brendshme të gjykatës kanë qënë edhe familjarët e Parubit babai, nëna dhe bashkëshortja me fëmijë. Nëna e autorit Rita Parubi nuk është përmbajtur dot duke shpërthyer në lot për të birin dhe krimin e kryer prej tij.
Më herët efektivët e policisë larguan babain e autorit nga gjykata, pasi i druheshin frikës së një hakmarrje. Togat e zeza kanë caktuar masën e sigurisë arrest me burg edhe për Marcel Shpijati pavarësisht se ka deklaruar se e ka ndidhmuar autorin nga frika se mos e vriste por prokuroria ka paraqitur prova që e implikojnë Shpijatin. Sipas saj, 26- vjecari i ka gjetur armen Parubit, si dhe e ka transportuar me motorciklete pas dhe para krimit dhe më pas e ka ndihmuar të fshihet. Autori i masakrës në Dajç të Shkodrës, Miklovan Parubi shkrehu 38 plumba në drejtim të shokëve të tij, ku mbeten dy persona të vrarë dhe 4 të tjerë të plagosur, pas një sherri për lojën e pokerit.