Nga Grand Hotel Europa, ku eshte akomoduar, perfaqesuesja e Kroacise dhe stafi teknik, kane dale dhe bere nje shëtitje ne qender te qytetit. Pavaresisht se shoqeroheshin nga policia, qytetaret nuk kane nguruar aspak ti takojnë lojtaret kroat dhe te bejne edhe fotografi. Ne momentet e para ata janë ndjere disi te befasuar pasi nuk kishin besuar se janë kaq te njohur ne Shkoder ! Nuk kane munguar as tifozet nga Kosova, ne shoqerimin e ekipit kroat, siç ishte njeri prej tyre, Lulzimi:
Perfaqesuesja e Kroacise eshte shoqeruar edhe nga shume gazetare kroat, te cilet atmosfera mikpritëse ne Shkoder i ka çuditur. Gazetari i televizionit NOVA TV, Stipe Sladoyev, i pyetur nga TV1-CHANNEL, u shpreh:
Jemi te befasuar nga mikpritja, nga respekti qe treguan qytetaret gjate shëtitjes ! Shume mikpritëse Shkodra, qenka shume njohur Kroacia ne Shkoder ! Kjo me ben te shprehem se ndihemi keq qe kjo ndeshje na ra me Kosoven, por keshtu eshte futbolli. Kroacia eshte ekip i forte, por Kosova ka nje favor se ekipit Kroat i mungojne disa lojtar si Madriç e Rakitiç,qe janë te demtuar. Megjithate, fitoren e Kroacise e besoi !
Ndersa i pyetur për Kombetaren Shqiptare te Futbollit, ai vlerësoi:
Kombetarja e Shqiperise ben nje futboll te mire. Ketë e ka treguar ne shume ndeshje si dhe ne Kampionatin Europian. Besoi se do te fitoje me LIHTENSHTEJN Rruga për ne Kampionatin Boteror “Rusi 2018” eshte e veshtire, me shume mundime, por them se Kombetarja e Shqiperise do te ia arrije !