Thursday, August 11, 2022
HomeKronikaVritet 47 vjeçari ne Mal te Jushit

Vritet 47 vjeçari ne Mal te Jushit

-

Një tjetër vrasje tronditi Shkodrën rreth orës 11.00 të se enjtes, ku viktime mbeti një 47 vjeçar. Ngjarja e rëndë u regjistrua në fshatin Mal i Jushit, bashkia Vau Dejës. Viktima u identifikua si Genc Mhillaj (Pjetri) 47 vjec nga Torovica, i cili u qëllua me armë zjarri nga 21 vjeçari Jozef Mujeci dhe ndërroi jetë rrugës për në spital. Burime policore bëjnë me dije se Mhillaj ka qenë duke drejtuar automjetin tip kamioncin me targa AA 609 IV i cili ishte i ngarkuar me miell dhe misër, ndërsa pasagjer me të ndodhej edhe 21 vjeçari. Me të mbërritur në zonën e Malit të Jushit, aty ku viktima kishte marrë prej kohësh një tokë me qera në të cilën punonte, ai është konfliktuar me te riun. Në sherr e sipër ai ka ndaluar duke braktisur mjetin dhe është larguar me shpejtësi drejt arës, por autori e ka ndjekur duke e qëlluar për vdekje. Plumbi mësohet se e ka prekur në ballë viktimën, ndërsa policia u lajmërua nga banorët e zonës. Në vendngjarje mbërritën efektivët e Shkodres, forcat e ndërhyrjes së shpejtë si dhe një automjet i blinduar i cili është vënë në ndjekje te autorit. Dyshohet se konflikti mes palëve ka ardhur pasi ata janë prishur në pazare me njeri me tjetrin. Ne njoftimin e saj per shtyp policia thote se edhe me heret viktima dhe autori kishin patur konflikt mes tyre verbal dhe fizik. Autori eshte ndihmuar te largohet nga nje bashkepunetor identiteti i te cilit per arsye hetimore nuk behet me dije. Policia po heton për zbardhjen e plotë të vrasjes së 47 vjeçarit banues në Torovicë dhe me origjinë nga Tropoja. Krimi i rëndë vjen pas vrasjes së dyfishte dhe plagosjes së 4 personave vetëm 3 ditë më parë në Dajç.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,431FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts