Thursday, August 11, 2022
HomeKronikaArrestohet autori i vrasjes ne M. Jushit

Arrestohet autori i vrasjes ne M. Jushit

-

Policia e Shkodres ka arritur të vërë në pranga pas plot 12 orë kërkimesh, autorin e vrasjes në Mal të Jushit. 21 vjeçari Jozef Mujeci i akuzuar për vrasjen e shtetasit Genc Mhillaj u arrestua në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes. Ai ishte fshehur në një banesë të braktisur në fshatin Gruemirë të bashkisë Malësi e Madhe dhe në momentin e ndalimit nuk beri rezistence bën me dije në njoftimin për shtyp policia e Shkodres. Në të njëjtën kohë falë hetimet, policia ka arritur të zbardhë edhe ngjarjen e rëndë ku mbeti i vrarë 47 vjeçari Genc Mhillaj. Vrasja e ka zanafillën tek një konflikt i ndodhur midis autorit dhe viktimes 3 ditë më parë në fshatin Torovicë të Lezhës. Banorë të zones kanë bërë të ditur se viktima dhe autori i ngjarjes 21-vjeçari Jozef Mujeci janë konfliktuar me njëri tjetrin, pasi autori i kishte bllokuar rrugen me makinë viktimes në qendër të fshatit Torovicë. Sipas të dhënave viktima e ka shtyre dhe më pas sharë dhe ofenduar me fjalë banale 21-vjeçarin Mujeci. Kjo e ka acaruar të riun i cili i ka kërkuar Mhillajt që ti kërkonte falje ose në të kundert do ti kishte punet keq më të. 47-vjeçari nuk ka pranuar që ti kërkoj falje autorit të krimit dhe pas kësaj është larguar për në banesen e tij. Por koflikti nuk është mbyllur me kaq, pasi 21-vjeçari Mujeci mëngjesin e së enjtes ka marrë armen e zjarrit pistoletë dhe ka ndjekur të gjitha lëvizjet e viktimes. Sapo ai ka mbërritur në fshatin Mal i Jushit ku kishte tokën me qera, ai e ka qëlluar me një plumb në kokë, duke e lënë të vdekur në vend. mësohet se 21-vjeçari Jozef Mujeci kishte vetëm një javë që ishte kthyer nga Belgjika, ku jetonte prej kohësh. Tashmë materialet proceduriale në ngarkim të tij i kanë kaluar prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Vrasja me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,431FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts