Monday, December 5, 2022
HomeSportKaos ne trafik pas ndeshjes

Kaos ne trafik pas ndeshjes

-

Ndeshja mes Kosovës dhe Kroacisë nxori në pah edhe një problem të madh që Shkodra duket se do ta ketë sa herë luhen ndeshje të rëndësishme në “Loro Boriçi”. Mungesa e parkingjeve e ka zhytur qytetin në kaos që prej ardhjes së tifozëve të parë, e për tu përforcuar edhe më shumë me mbarimin e takimit. Largimi i tifozerisë, edhe pse nisi që përpara përfundimit të ndeshjes dhe jo të gjithë përnjëherësh, kjo nuk ndikoi që situata të mos perkeqësohej. Qendra e qytetit, rrugët nga stadiumi drejt unazës perendimore dhe segmenti nga Parruca e deri në dalje të Shkodres ishin totalisht në kaos. Tifozëve fillimisht ju deshen minuta të tëra për të shkuar mes shiut në këmbë deri tek automjetet e parkuara disa kilometra larg stadiumit, e më pas për të dalë nga kryeqendra e veriut priten edhe rreth 2 orë. U desh ndërhyrja e policisë për stabilizimin e situatës, ndërsa zhbllokimi i rrugëve u mendua të zgjidhej duke kthyer daljen e qytetit me 3 korsi, e duke lënë vetëm 1 korsi hyrëse. I vetmi detaj që mund të veçohet në gjithë këtë amulli të krijuar është fatmirësisht mos pasja e incidenteve mes tifozerive. Por ndërsa për Kosovën Shkodra e mbylli të tillë situatën, edhe më e rëndë ajo parashikohet të jetë të dielen me Spanjën kur në “Loro Boriçi” priten mbi 16 mijë tifozë për këtë takim të rëndësishëm të kombëtares tonë. Zgjidhje është kërkuar, e zgjidhje nuk po gjendet duke bërë që ky kaos të jetë prezent sa herë luhen ndeshje ndërkombëtare në Shkoder.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,599FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts