Monday, December 2, 2024
HomeAktualitetHomazhet ne nderim te Gilman Bakallit

Homazhet ne nderim te Gilman Bakallit

-

Mes lotësh dhe dhimbjesh për ndarjen e parakohshme nga jeta të pedagogut, intelektualit dhe ish deputetit të partisë demokratike Gilman Bakalli, Shkodra i dha nderimet e fundit kësaj figure. Homazhet u zhvilluan në bashkinë Shkoder ku kolegë, familjarë, miq dhe qytetarë të shumtë u përkulën përpara arkivolit me trupin e pajetë.

Një humbje e madhe për Shkodrën dhe Shqipërinë, kështu e cilësuan ndarjen nga jeta të Gilman Bakallit, drejtuesit vendorë të qytetit, deputete dhe bashkëpunëtorë të tij ndër vite.

Edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur një mesazh ngushëllimi për vdekjen e papritur të Gilman Bakallit. “Ndarja e papritur nga jeta e Gilman Bakallit, në një moshë kaq të re ka prekur këdo që e njihte atë përmes auditorit, ekranit, apo në angazhimet e tij të shumta. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe miqtë e tij. U prehtë në paqe”, është shprehur Basha. Pedagogu, Gilman Bakalli mbylli syte në moshën 49-vjeçare, si pasojë e një sëmundje të rëndë. Një muaj më parë ai u diagnostifikua me leucemi akute dhe megjithë ndërhyrjen e mjekëve nuk është bërë i mundur shpëtimi i tij. Bakalli ishte diplomuar në gjermanistikë në universitetin Luigj Gurakuqi të Shkodrës. Gjithashtu i shkolluar ne Universitetin e Graz-it në Austri, 49-vjeçari Bakalli ishte një nga personalitetet e Filologjisë në Shqipëri. Ai mbajti mandatin e deputetit nga viti 2005 deri në vitin 2009. Aktualisht ishte Lektor ne një universitet privat. Kishte një përvojë 15-vjeçare në mësimdhënie në nivel universitar, në fushën e teorive të letërsisë, përkthimit, komunikimit ndërkulturor dhe teorive të komunikimit. Gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë prezent me analiza në shtypin e shkruar.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts