Thursday, December 8, 2022
HomeSportVllaznia nuk fiton as ndaj Luftetarit

Vllaznia nuk fiton as ndaj Luftetarit

-

Trajneri Armando Cungu tha ne fillim te sezonit se Vllaznia ka serish objektiv te qendroje ne kategorine Superiore dhe jo te beje cudira per te pretenduar me larg dhe duket se kishte te drejte. Te gjithe e kundershtuan por ai e ka njohur me mire se askush skuadren qe do te drejtonte. Keshtu pas barazimit ndaj Korabit debutues ne Superlige, kuqeblute kane barazuar edhe ndaj Luftetarit qe vjen nga kategoria e pare. Ne Peqin, ata zhvilluan nje loje jo te kenaqshme sidomos gjate pjeses se pare. Vetem 10 minuta pasi nisi loja, gjirokastritet kalojne ne avantazh. Nga rreshtimi I gabuar I mbrojtjes se Vllaznise, Abazaj gjendet balle per balle me portierin ku ka kohe edhe ta dribloje dhe shenon. Mesfusha e Vllaznise deshmon se ka shume probleme vetem 3 minuta me pas kur sulmuesi Faje ben me te veshtiren dhe dergon topin mbi traverse. Ne te 23-ten, kuqebluve iu vjen nje dhurate nga portieri gjirokastrit Miraka I cili ben nje gafe ne dalje dhe Shtubina nuk e ka te veshtire te barazoje rezultatin. 1 me 1 perfundon pjesa e pare ndersa ne te dyten Vllaznia ishte e pafat në minutën e 53-të me Çinarin që godet shtyllën, pas asistit perfekt të Shtubinës. Pavarësisht ndërhyrjeve në skuadër dhe aktivizimit të sulmuesve Pepa e Arsid Kruja, debutuesi i tretë në këtë sezon, lojtari më i rrezikshëm për Vllazninë mbetej Shtubina, që provoi me të gjitha mënyrat të shënonte golin e dytë. Pas tentativës ku nuk gjeti portën, kapiteni i shkodranëve provoi 6 minuta përpara fundit të kohës së rregullt, por goditja e tij fluturimthi u largua nga Miraka, që reagoi në mënyrë të shkëlqyer. Sfida u mbyll me Vllazninë në sulm e cila merr vetem 1 pike.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,604FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts