Federata Shqiptare e futbollit ka vendosur qe ashtu si superliga, edhe kampionati I moshave te zhvillohet ne mesjave. Keshtu ekipet e akademise Vllaznia jane perballur me kundershtaret e Laçit. Ne ndeshjet e luajtura ne “Reshit Rusi”, si 19te ashtu edhe 17 vjecaret kane regjistruar dy fitore duke konfirmuar momentin e mire qe po kalojne. Te paret qe zbriten ne fushen e lojes ishin futbollistet qe drejtohen nga Haris Lika te cilet pas 20 minutash e gjeten veten ne avantazhin e dy golave. Fillimisht ishte Lezha dhe me pas Qardaku qe kaluan ne epersi skuadren e 17 vjecareve duke mbyllur me fitoren 2-0 pjesen e pare. Ne te dyten, ishte mbrojtesi Sekja qe la repartin defensiv per te shkuar ne ndihme te sulmit ku shenoi edhe golin e trete. Me kete rezultat mbaron e gjithe loja ku Vllaznia eshte ne kuoten e 9 pikeve me 3 fitore ne po kaq ndeshje. Nderkohe edhe 19 vjecaret kane fituar por me veshtiresi. 90 minuteshi me Lacianet u shoqerua nga nje rivalitet I forte gjate gjithe lojes ku nuk munguan rastet per gol nga te dyja skuadrat. Ne fundin e pjeses se pare, Vllaznia u zhbllokua fale golit te mesfushorit Brahimi ndersa ne fraksionin e dyte te lojes, skuadra e Elvin Beqirit menaxhoi lojen. Me kete fitore, 19 vjecaret jane ne kuoten e 7 pikeve.