Në bazë të ngarkesës mësimore dhe jo me rrogë bazë. Kjo do të jetë pagesa e re e mësuesve të Shkodres pas një vendimi të dalë nga ministria e linjës dhe drejtoria arsimore. Por një gjë e tillë kundërshtohet nga sindikata e arsimir që e quan të papranueshme dhe kërkon anullimin e saj.
Deri javën e ardhshme i është lënë afat ministrisë të reagojë, në të kundërt do të ketë lëvizje sindikaliste. Vendimin ata e quajnë me prapavijë politike që synon ulje të pagave dhe shtim të numrit të mësuesve në shkolla.