Keshilli I qarkut te Shkodres ka nderuar me titullin “Qytetar Nderi I Qarkut Shkodres” inxhinierin dhe intelektualin e shquar Sokrat Kalivopulli. Ne ceremonine e organizuar moren pjese deputet, prefekti Paulin Radovani, perfaqesues te pushtetit vendor si dhe familjar.
Mes lotesh, I biri Florent Kalivopulli qe eshte edhe president I federates se boksit dhe vajza Laura Kalivopulli falenderuan shkodren per vleresimin e bere.
Nje pjese te jetes se tij, Sokrat Kalivopulli e kaloi ne qytetin e Shkodres ku si inxhinier kontribuoi ne ndertimin e shume veprave ndersa ishte nje nga specialistet me te shquar ne hidrocentralet mbi lumin Drin.