Sunday, November 27, 2022
HomeKulturëDhurata e Kumbaro per “Zojen e Shkodres”

Dhurata e Kumbaro per “Zojen e Shkodres”

-

Ka zgjedhur festën e “Zojës së Shkodres” pajtores së qytetit dhe mbarë vendit që t’i japë lajmin e gëzueshëm të gjithë besimtarëve të Krishterë. Përmes rrjetit social facebook ministrja e kulturës Mirela Kumbaro ka bërë me dije se piktura origjinale e Zojës ndodhet në laboratorin e ekselencës në Itali për restaurim dhe do të rikthehet në Shkoder e përfunduar për festën e Krishtlindjes. Shoqëruar me fotot përkatëse Kumbaro shkruan: “Një lajm i mirë për besimtarët katolikë, për Katedralen e Shën Shtjefnit dhe për mbështetësit e trashëgimisë. Këtë fundjavë është festa e Zojës së Shkodrës. Jam shumë e kënaqur që në këtë ditë të shënuar të ndaj me besimtarët katolikë të Katedrales së Shën Shtjefnit lajmin se piktura origjinale e shekullit XIX “Zoja e Shkodrës” ndodhet tashmë në laboratorët e ekselencës në Palazzo Spinelli në Firence për t’iu nënshtruar restaurimit të plotë. Zojën e Shkodrës, shpëtuar nga vitet e zeza të diktaturës falë besimtarëve, e ruante vetëm dashuria e famullitarëve, por fatkeqësisht ishte harruar nga sistemi i trashëgimisë kulturore. Një vit më parë, ndoshta ju kujtohet, ekspertët e artit të Instituti i Monumenteve të Kulturës e futën menjëherë në ruajtje dhe, në kornizën e bashkëpunimit me Palazzo Spinelli, Ministria e Kulturës mori të gjitha masat për ta transferuar në laboratorët e restaurimit në Firence. Drejtoresha e IMK Arta Dollani u kujdes për ta shoqëruar procesin por edhe për të organizuar me fiorentinët e Spinelli -t një punëtori trainimi për të tilla restaurime për specialistët e IMK. Do të jemi bashkë për Krishtlindje kur Zoja e Shkodrës do të kthehet në Shkodër si ZOJË ! perfundon Kumbaro. Një premtim i tillë u dha edhe gjatë inagurimit të muzeut dioqezan nga numri një i kulturës, duke bërë që sot ky portret ti nënshtrohet restaurimit të domosdoshëm, e që në më pak se 3 muaj ai do të jetë i gatshëm për tu vendosur në hapësirën e përcaktuar në muze.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,587FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts