Saturday, December 14, 2024
HomeSportFutbollistet e Vllaznise te mesuar me mbijetesen?!

Futbollistet e Vllaznise te mesuar me mbijetesen?!

-

Vllaznia serish do te jete per mbijetese edhe kete po e tregon ne 3 ndeshjet e fundit. Kuqeblute jane mundur 1 me 2 nga Laci, ekip I cili realizoi fitoren e pare ne kete sezon. Nje humbje e rende jo vetem per piket por edhe per lojen shume te dobet dhe pa ide qe zhvilloi skuadra. Takimi nisi me nje minute heshtje ne nderim te Esat Rakiqit qe pak dite me pare u nda nga jeta pas nje semundje te rende. Loja nisi me e mire per Vllaznine e cila synon qe ne minutat e para te befasoje Lacin dhe ia arrin me sukses ne minuten e 14-te. Cinari nga e djathta kroson në qendër për Shtubinën, i cili i pozicionuar në vendin dhe ne kohen e duhur realizon me kokë. Kuqeblute festojne por 10 minuta me pas Toski hesht “Reshit Rusin”. Nga nje goditje rreth 30 meter, mesfushori gjuan fuqishem dhe duke perfituar edhe nga dalja jo shume e sigurte e Agovic dergon topin ne rrjete. Vllaznia e nis lojen ne mesin e fushes por pak minuta me vone demtohet Bardulla duke I lene vendin kroatit Veitzer. Me barazimin 1-1 mbyllet pjesa e pare ndersa ne te dyten skuadra e Cungut tentoi golin me Krymin me një goditje nga distanca n të 62-ën, po Selmani ndërhyri në kohë.Kuqeblutë morën një goditje të rëndë në minutën e 71-të, sërish nga një goditje standarde.Gabim amatoresk ne mbrojtje dhe Bruno Lulaj ka kohe per te kontrolluar topin dhe per te shenuar pa veshtiresi. Trajneri Cungu tenton te ndryshoje dicka duke aktivizuar Ylli Hoxhen por pa sukses pasi Laci mbron mire. Gjithcka perfundon me fitoren e lacjaneve 1-2 ndersa Vllaznia e mbyll nje 90 minutesh me nje humbje turpi. Nje disfate perballe nje skuadre shume te dobet dhe me lojtare te rinje ndersa barra e fajit bie direkt tek futbollistet shkodrane te cilet jane me aktiv ne rrjetet sociale se sa ne fushe.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts