Thursday, December 12, 2024
HomeSportTifozet protesta ndaj “VIP” te Dielen

Tifozet protesta ndaj “VIP” te Dielen

-

Megjithese ka 3 ndeshje qe regjistrojne vetem rezultate negative, drejtuesit e klubit Vllaznia kane vendosur qe ta kalojne kete moment vetem me dy tre keshillime ndaj lojtareve. Ne analizen e humbjes ndaj Lacit pervec stafit teknik dhe lojtareve te pranishem ishin edhe administrator Gjyrezi si dhe drejtori teknik Zeka. Sipas njoftimit zyrtar te klubit, nga bisedimet e bëra me futbollistët dhe trajnerët, është dalë në konkluzionin se humbja ndaj Laçit ka qenë e papritur edhe për ta. Ata kanë premtuar kthesën që në ndeshjen e rradhës me Teutën dhe në fakt, këtë gjë u kanë kërkuar edhe drejtuesit e klubit. Administratori Gjyrezi, ka bërë të ditur se nuk do të ketë asnjë gjobë apo masë tjetër ndëshkimore për futbollistët, por thjesht u është vënë kusht fitorja me çdo kusht e ndeshjes me Teutën. Njëkohësisht, ai në emër të klubit, i ka dhënë mbështetjen maksimale trajnerit Cungu për të vazhduar punën dhe projektin e përbashkët thuhet ne njoftimin e klubit. Nese per drejtuesit e larte gjithcka kalon me keshillime, tifozet mendojne te kunderten dhe do te reagojne me protesta. Ne fillim u mendua me bojkot te ndeshjes me Teuten por ka ndryshuar plani. Diten e diele, tifozet do te jene te pranishem ne Reshit Rusi por gjate gjithe 90 minuteshit do te protestojne ndaj tribunes ku do te qendrojne drejtues te klubit dhe ata te bashkise. Permes rrjeteve sociale ata kane ftuar te gjithe fansat e Vllaznise qe te denojne menaxhimin qe po I behet klubit ndersa I shprehin mbeshtetjen trajnerit Cungu.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts