Sunday, December 8, 2024
HomeAktualitetKuçi i rrezikuar nga përmbytjet

Kuçi i rrezikuar nga përmbytjet

-

Shirat e vjeshtes kane rikthyer prurjet ujore ne lumin e Kirit ! Aktualisht janë normale, por me kalimin e diteve dhe rritjen e intensitetit te reshjeve ne malet e Dukagjinit, niveli vjen duke u rritur dhe kethet ne rrezik përmbytje për fshatin Kuç dhe lagjen Ajasem. Ketë e nuk e kane provuar gjithnjë ne dimrat e kaluar. Po banoret e Kuçit kesaj radhe ndihen me te shqetësuar për rrezikun nga permbytjet, pasi ne shtratin e Kirit, sidomos ne segmentin mes Ajasmes dhe tokave te tyre, janë hedhur prej vitesh inerte e vazhdojne te hidhen, nderkohe qe nuk janë pastruar. Ato kane bllokuar nje sipërfaqe te konsiderueshme te shkarkimeve ujore te Kirit ne lumin Drin, dhe për pasoje ato perhapen ne takat dhe shtepite e tyre. Gjithashtu, mjaft rrezik për përmbytje shkakton edhe kanali i papastruar prej vitesh, qe fillon ne Gurin e Zi dhe lidhet me Drinin. Mjaftojne edhe 4 ore reshje shiu, dhe shtepite te permbyten:

Kerkesa e tyre eshte qe te ndërhyhet pa humbur kohe për pastrimin e këtij kanali, pasi ai i rrezikon me shume se lumi i Kirit:

Lidhur me situaten ne ketë zone, kontaktuam edhe me drejtues te njesise administrative Guri i Zi. Ata nuk pranuan te prononcohen ne pranine e kamres, por bene te ditur se janë ne pritje te Bordit te Kullimit, për te nderhyre, pa filluar intensiteti i reshjeve.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts