Saturday, April 20, 2024
HomeKronikaZbardhet plagosja e 74 vjeçarit

Zbardhet plagosja e 74 vjeçarit

-

Policia e Shkodres ka arritur të identifikojë autorët e plagosjes së ndodhur mbremjën e së enjtes në Dajlan, pranë zonës së peshkimit. 3 persona u vunë në pranga ndërsa në kërkim u shpall një i katërt. Sadik Hasniqi 74 vjeç mbeti i plagosur në këmbë ndërsa për ngjarjen në fjalë policia vuri në pranga Fatmir Dergutin, 45 vjeç, Musa Torishta, 62 vjeç, Akil Isufi 27 vjeç. Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit: H.I, 55 vjeç, banues në Shkodër. “Këta shtetas sipas policisë Shkoder dyshohet se për motive të dobëta kanë plagosur me armë pneumatike, shtetasin Hasniqi si dhe gjatë kontrollit të ushtruar në ambjentet e ishullit Dajlan, tek “Shtëpia e peshkatarit” e cila ndodhet në afërsi të vendit të ngjarjes u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 pistoleta tip “Ekol” me kreher me 6 fishekë, 1 pistoletë tip”Baret” me kreher me 4 fishekë, 6 fishekë model 54, 1 armë gjahu, 2 armë gjahu teke, 162 copë fishekë. Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër në ngarkim të shtetasve: Fatmir Derguti i dyshuar për veprat penale të “Plagosje e lehtë me dashje” , “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Moskallzim krimi ”. Musa Torishta i dyshuar për veprat penale te ”Plagosje e lehtë me dashje” dhe ” Moskallzim krimi ” dhe Akil Isufi dhe H.I. të dyshuar për veprën penale te ”Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts