Thursday, December 12, 2024
HomeAktualitet“Kanabisi”, Nishani: Do therras KKS-ne

“Kanabisi”, Nishani: Do therras KKS-ne

-

Kultivimi i kanabisit në vendin tonë është kthyer në një shqetësim kombëtar dhe ai ofron sot vetëm kriminalitet. Përballë situatës që po kalon Shqipëria, e ku klasa politike e ka kthyer në akuza dhe kundër akuza këtë fenomen, presidenti i Republikës Bujar Nishani ka vendosur që të thërrasë në një mbledhje të posaçme këshillin e sigurisë kombëtare.

I pranishëm në një leksion të hapur me studentet dhe pedagogët e universitetit të Shkodres, Nishani u ndal edhe tek reforma në drejtësi, për të cilën ai tha se miratimi ishte një hap i parë por nevojitet tashmë implementimi i saj.

Alarm kombëtar, numri një i shtetit e cilëson edhe krimin e organizuar, që rrezikon të depertojë fuqishëm në të gjithë hallkat politike dhe ekonomike.
Sinkron … Bujar Nishani, president i Republikes së Shqipërisë
Duke kërkuar angazhimin e të gjithëve, e veçanërisht elitës së vendit për të punuar në zhvillimin ekonomiko – social dhe proçesin e integrimit, presidenti kujtoi se të gjithë kemi detyrimin për të dhënë kontributin tonë. Në fund Nishani u vlerësua me titullin qytetar nderi nga këshilli i qarkut për kontributin e tij të vazhdueshëm në stabilitetin politik dhe proçeset që ka kaluar vendi në këto vite.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts