Friday, April 19, 2024
HomeAktualitetKolektori i Beltojes jashte funksionit !

Kolektori i Beltojes jashte funksionit !

-

Ka 6 vjet qe nuk eshte pastruar, ndonëse eshte nder kolektoret me kryesore te zones se Nenshkodres, për vaditje gjate veres dhe për kullim gjate dimrit. Fillon ne brigjet e Drinit, kalon neper Beltoje e Mali Hebaj, për tu bashkuar me kolektoret e Dajçit. Por eshte thuajse krejtësisht i bllokuar dhe rrezikon te permbyte gjithe ketë, nese Bashkia Shkoder dhe Bordi i Kullimit nuk nderhyjne sa me pare për ta pastruar, nje pune kjo qe normalisht duhej te behej gjate veres. Tish shtjefni, njeri nga banoret e fshatit Beltoje , tregon:

Ne bllokimin e këtij kolektori ndikojne edhe mbetjet qe hedhin banoret për rreth. File Gjergji, shtepiake, thote se nuk kujtohet njeri qe te sjelle kontinier për mbeturinat, ndaj gjithçka përfundon ne kolektor:

Ky kolektor eshte ndertuar 50 vite me pare për te evaduar ujrat e tepërta ne hapesiren nga brigjet e Drinit ne afërsi te Ashtes se Bushatit dhe deri ne Dajç, nje zone kjo gjithnjë e rrezikuar nga përmbytjet. Por qe ta kryej ketë funksion, normalisht kerkohet te pastrohet se paku njeher ne dy vjet, ndryshe kthehet ne gjendjen aktuale – jashte funksionit.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts