Wednesday, August 10, 2022
HomeSportTe dielen, Kukesi – Vllaznia

Te dielen, Kukesi – Vllaznia

-

Faza e dyte e superliges per Vllaznine nis me perballjen me Kukesin. DIten e djele ne oren 14:00 ne stadiumin Zeqir Ymeri, kuqeblute do te tentojne te marrin te pakten nje pike ndaj nje kundershtari shume te veshtire. Per kete 90 minutesh, numri I lojtareve ne dispozicion te trajnerit Cungu nuk eshte I plote per shkak se Tafili mungon per shkak kartonesh. Nderkohe probleme me demtimet kane edhe dy lojtaret Bicaj e Pepa. Te dy keta futbollist prej javesh jane pjese e repartit te infermierise ndersa ditet e fundit kane nisur stervitje te diferencuar. Shanset qe ata te jene te gatshem ndaj Kukesit jane thuajse zero dhe keshtu numri I mungesave shkon ne 3. Ajo cfare ka rene ne sy gjate seancave stervitore eshte se trajneri Cungu po tenton te eksperimentoje me Gocajn. Mbrojtesi qe njihet per aftesite e tij per te luajtur edhe perpara, po testohet ne mesfushe ndersa pas tij eshte rreshtuar I riu Pjeshka. Gjithsesi formacioni eshte ne doren e teknikut kuqeblu dhe vetem pak para ndeshjes do te vendose nese do ti jape shansin Pjeshkes apo Vecajt dhe Çinarit ne mesfushe. Perballe nje Kukesi me offensiven ndoshta me te miren ne Superlige, prioritet normalisht qe do te kete reparti I mbrojtjes dhe katershja Gocaj – Cicmil – Vrapi dhe Marku tashme jane te konsoliduar. Vllaznia do te shpresoje qe si ne ndeshjen e pare te sezonit, edhe te dielen te pakten te marre nje barazim duke ndaluar Kukesin qe duket ne super forme.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,433FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts