Sunday, November 27, 2022
HomeAktualitetAmato: Historia e ka denuar komunizmin

Amato: Historia e ka denuar komunizmin

-

Është një përshtypje shumë e bukur dhe madhengjyese. Shihej se si besimtarët merrnin pjesë me zemër gjatë këtij kremtimi.
Ky ishte impresioni i parë që dha për mediat eminenca e tij kardinali Angelo Amato, menjëherë pas meshës së shenjtë ku u shpallen të lumë 38 martirët e fese. Më pas në përgjigje të interesit të gazetarëve, ai u ndal tek dëshmia e fortë e besimit që e treguan deri në sakrifikimin e jetes së tyre, këta martirë. Ishte kjo dëshmi që tërhoqi Papa Françeskun dhe solli më pas këtë vendim historik për kishën dhe vendin tonë.
Papa Françesku ka mbetur i mahnitur nga dëshmia e martirëve tuaj. Edhe unë gjithashtu. E njoh realitetin e persekutimit ne Spanje gjatë nazismit dhe komunizmit. Por në Shqipëri persekutimi antikatolik ka arritur ne një djallëzi të paparë. Nuk e di sesi hiri i Zotit i ka mbështetur këto martirë. Mendoj për të rene Marie Tuci e cila u shkatërrua fizikisht e psikologjikisht nga gjykimi i një zotërie që e quante veten kolonel. Martirët kanë qënë gjithmonë dëshmitarë të Ungjillit, duke filluar nga Jezu Krishti, e me apostujt. Martirët janë gjaku i Krishterimit. Gjaku i martireve nuk është i kotë, sepse bën të kuptosh se forca nuk vjen nga njeriu, por nga hiri i Zotit. Dua të them edhe dicka tjeter. I gjithe populli juaj ka vuajtur, por ne vecanti katoliket.
Kardinali Amato është i kujdesshëm kur thotë se historia ja ka dhënë dënimin e saj periudhës së komunizmit, por në statusin juridik gjithçka është në duart e vet shtetit shqiptar.
Gjykimi i historise sot mbi diktaturen eshte dhene dhe ai eshte nje gjykim negativ. Sepse ai i ka mohuar njerezimit: lirine, drejtesine, vellazerine dhe te verteten. Pra keni kaluar 45 vite ç’njerezore. Dinjiteti i njeriut ishte i barabarte me asgje, ishte shnderruar ne dhunen e diktatorit. Pastaj nga statusi juridik, varet nga shteti se si reagon. Askush nuk mund te levdoje sjelljen e ketyre personave.
Në përmbyllje të konferencës për shtyp, arqipeshkëvi i Shkodres imzot Angelo Massafra bëri me dije se lumturimi i martirëve mbyll vetëm kapitullin e parë, pasi puna vijon për dosjet e tjera voluminoze të të tjerë klerikëve e besimtarëve të ekzekutuar nga regjimi komunist, që pritet të lartësohen nga Kisha Katolike.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,587FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts