Friday, April 19, 2024
HomePolitikëZgjedhjet ne LSI, voton deputeti Çela

Zgjedhjet ne LSI, voton deputeti Çela

-

Nga Shkodra zgjodhi të mbyllë fushatën elektorale kandidati për kryetar i lëvizjes socialiste për Integrim Ilir Meta, krah deputetit Agron Çela dhe prefektit Paulin Radovani. Me strukturat e këtij qarku ai foli për rrugëtimin politik të kësaj partie por edhe të ardhmen që ajo do të ketë, nëse anëtarësia do t’i votëbesojë një mandat tjetër. E këtë të diele anëtaret e thirrur për të marrë pjesë në zgjedhje, prej orës 08.00 të mëngjesit i janë drejtuar qendrave të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri , në garën mes Ilir Metes, Shezair Rrokaj dhe Përparim Spahiut. Krahasi qindra anetareve që vijojne votimit, rreth orës 11.00 në selinë qëndrore të LSI shkoder votoi edhe deputeti Agron Çela i shoqëruar nga prefekti Paulin Radovani.

Pasi hodhi votën e tij, deputeti Çela e cilësoi këtë proçes tepër të rëndësishëm, pasi me zgjedhjen e kryetarit të ri, LSI nis përgatitjet për zgjedhjet e 2017-es, ku synon një tjetër sukses politik.

Nuk ka asnjë dilemë, përtej artikulimeve në tryeza të ndryshme, kur pyetet për qëndrimin e tij tek LSI. Deputeti Çela është i prerë në mbështetjen që do të vazhdojë të japë për këtë forcë politike.

Pas votimit ai ka parë nga afër ecurinë e proçesit edhe ne qendrat e tjera të votimit.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts